Lajme

09 June 2018

Trejsi Sejdini: Në të ardhmen mund t’i futem muzikës, më pëlqen shumë hip hop-i

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në edicionin e 68-të të Miss Universe. Bëhet fjalë për Trejsi Sejdinin, e cila ka qenë e ftuar në emisionin ‘Intervista Vip’ në Tema Tv, ku ka folur më shumë për këtë eksperiencë, emocionet para dhe pas fitores, pritshmëritë për përfaqësimin në Miss Universe në Amerikë, popullaritetin në rrjete sociale e të tjera.
Të gjithë e kemi ditur për pasionin e saj për modeling, ajo që nuk dinim ishte pasioni i Trejsit për muzikë, në veçanti për atë hip hop, ku siç është shprehur vetë ajo, ndoshta në një të ardhme mund ta shohim edhe si repere. Ajo ka treguar emrat e këngëtareve që pëlqen më shumë ku ka veçuar emrin e një repereje të njohur, këngët e të cilës i njeh shumë mirë. Për të dëgjuar rrëfimin e plotë të Trejsit për pasionin për hip hop-in ndiqni videon më poshtë.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com