Trejsi Sejdini “rrëmben” kurorën e Miss Universe Albania
Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë. Trejsi u klasifikua fillimisht në Top 3 dhe arriti të rrëmbente fillimisht çmimin “Miss Social Media”.
E pyetur se pse duhet të ishte ajo vajza që duhet të fitonte këtë kompeticion, Treisi u përgjigj: “Jam shumë e kënaqur që jam pjesë në Top 3, për shkak të moshës, nuk i marrim parasysh fjalët e prindërve dhe doja të thoja që duhet ti dëgjojmë prindërit, ti marrim parasysh çfarë thonë sepse kështu do ecim para dhe do i demostrojmë botës cilat janë virtytet tona”.
Ishte “Miss Universe Albania 2017”, Blerta Leka e cila kurorën e më të bukurës shqiptare ja dha Trejsit. Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.