Lajme

01 November 2018

Trend i sezonit dimër 2019 çizmet e viteve ’80

Kur vjeshta vjen, nis edhe paniku, nëse kemi në dollap të gjithë veshjet e nevojshme për të përballuar dimrin! Dhe gjëja e parë që ju mungon dhe duhet ta keni patjetër në listën e shopping-ut? Pikërisht, çizmet e lirshme. Gjithsesi, mund t’i njihni falë Sienna Miller dhe Kate Moss si çizmet ’00, por në fakt me të drejtë njerëzit mund t’i identifikojnë edhe si stil i vitit ’80 sepse në ato vite pati origjinën.

“Who What Wear” i sugjeron këtë  sezon në të gjitha gjatësitë, në të gjitha ngjyrat madje dhe me printe lulesh apo kafshësh.

Shumë vajza preferojnë t’i veshin mbi xhinse, si Sienna dhe Kate:

I adhurojmë me printe lulesh:

Imagjinojini me një fund të shkurt dhe triko leshi, në një ditë gri si kjo sot:

Në ngjyrë të bardhë:

Çizmet që shkojnë me xhinset? Voila, Prada!

Jo, nuk do të shpëtojmë nga printet e kafshëve:

Të mrekullueshme nëse i kombinoni me një fustan treçereksh:

Të preferuarat e vajzave parisiene:

Vijnë edhe në ngjyrë të kuqe:

Dhe këto, mos provoni t’i hiqni nga këmbët, përgjatë gjithë dimrit!

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com