Lajme

21 March 2018

Trendi Pranverë – Verë 2018 ka emrin “Vjollcë”

Pranverë – Vera 2018 nuk ka kuptim nëse nuk shkëlqen. Pasarelat dhe markat e njohura kanë prezantuar koleksionet e tyre të gjitha veshjet që do të dominojnë botën e modës përgjatë këtij viti. Trendi do të ketë një emër pranvere: Vjollcë. Me të gjitha nuancat e saj, ngjyra vjollcë është konfirmuar si ngjyra më e parezistueshme.

Vjollca dhe sidomos nuanca e livandos është propozuar në koleksionet e fundit të sjella nga stilistët e famshëm apo edhe nga personazhe që gjithmonë frymëzojnë botën e modës me stilin e tyre. E konsideruar si ngjyra më misterioze e kozmosit, intrigante dhe joshëse në të njëjtën kohë, ajo ka gjithmonë diçka të fshehur që e bën tërheqëse. Gjatë pranverës dhe verës, vjollcën mund ta gjesh në kostume, funde, pantallona, këpucë, aksesorë, xhupa apo edhe në detajet më të vogla fashion.

Ngjyra vjollcë është konsideruar me të drejtë ngjyra simbolike e frymëzimit dhe dëshirës për të pushtuar botën rreth teje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com