Trendin më të ri të flokëve mesa duket sapo e solli Kida!
Së fundmi këngëtarja nga Kosova Kida na ka lënë të gjithëve pa fjalë me fotot e postuara në Insta Story.
Ajo shfaqet me flokë ngjyrë rozë të ndezur që për hir të së vërtetës i shkojnë tej mase! Edhe pse ngjyra në fjalë është përhapur shumë së fundmi, duke u kthyer në trend, në fakt jo çdo kujt i shkon.
Kida dukej aq bukur, por të gjithë u zhgënjyem pakëz sepse ishin thjesht disa foto në të cilat ajo shfaqej me paruke dhe kaq!
Në vijim këngëtarja publikoi disa foto të tjera, me flokët e saj natyrale dhe prapë se prapë dukej këndshëm.