Tristan qenka një baba shembullor dhe sapo e tregoi këtë
Tradhtia e Tristan ndaj Khloe Kardashian ishte lajmi më i diskutuar i këtyre dy muajve dhe së fundmi Tristan vendosi që, të fliste për herë të parë për jetën e tij.
Në një intervistë për “Road Trippin”, basketbollisti 27-vjeçar foli për diferencën mes rritjes së një djali dhe një vajze sespe ai është gjithashtu babai i një djali të quajtur Prince, me ish-të dashurën Jordan Craig. Po, Prince po rritet, po bëhet i madh. True ndërkohë fle, ha dhe hmmm… bën nevojën. Vetëm kaq bëjnë fëmijët, vetëm kaq”, është shprehur ai.
Thompson u pyet nëse shikonte ndonjë ndryshim midis të paturit djalë dhe vajzë:
“ Mendoj se kur je me vajzën je më shumë emocional. Ndërsa kur je me djalin, je i tipit: “Hej shoku, qetësohu, do të shkojë gjithçka mirë. Mos qaj!”. Por me True ndodh kështu: “True, çdo gjë do të rregullohet. Ti e di që na ke këtu. Babi është këtu për të të ushqyer. Jam unë. Hej shiko”. Është ndryshe, por është qejf. Është diçka që të ndryshon si njeri”.
Tristan deklaroi se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.