Troi feston ditëlindjen, modelja e njohur Adrola Dushi emocionon fansat me dedikimin e saj
Ajo është padyshim modelja më e bukur shqiptare. Bëhet fjalë për Adrola Dushin, e cila sot ka një gëzim shumë të madh sepse djali i saj Troi feston ditëlindjen dhe mbush 5 vjeç.
Për ta bërë sa më speciale këtë ditë ajo është zhvendosur në Paris. Në një postim të saj, Adrola edhe njëherë regon dashurinë e saj të pafundme dhe uron me fjalët më emocionuese vogëlushin e saj.
“Gëzuar Ditëlindjen, jeta e mamit! Mu bëfsh mbret dhe jeta jote qoftë e mbushur vetëm me ditë të bardha! S’mund të besoj që kaluan pesë vite, nga dita që kur ti erdhe në jetë, nga një “miush” i vogël, mu bere një “Troi” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur me kap dorën dhe ma puth. Oh, sa të adhuroj kur e bën këtë gjest dhe ndjej që më do dhe më kupton akoma me shumë dhe je gjithmonë me mua edhe kur s’jemi pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, o mbreti im, por ti do të jesh gjithmonë “miu” i vogël, që jep aq shumë dashuri dhe mirësi!!! Ti je bekimi dhe dielli që rrezaton për mua, o biri im, Troi!!!! Ti, pa folur, të bën të ulesh në gjunjë e të thuash çdo ditë: “faleminderit o Zot”!!! Zoti të bekoftë, biri im!!!”, shkruan modelja.