Trump i drejtohet Snoop Dog :”Koha për burg”
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas publikimit të klipit të fundit të Snoop Dog, ku reperi ka parodizuar presidentin amerikan, të cilin e paraqet si një kloun. Përveç kësaj, Snoop thotë në një nga vargjet e këngës: “Ne kemi një kloun për president”. Një moment në video, reperi i njohur amerikan shfaqet duke qëlluar Trump-in me pistoletë, një detaj ky që padyshim ka tërhequr vëmendjen e presidentit, aq sa ai të shprehet se kërkon arrestimin e tij.
“A mund ta imagjinoni se ç’mund të ndodhte nëse Snoop Dog me një karrierë të dështuar do të tentonte të qëllonte presidentin Obama? Koha për burg!”- shkruan Trump në një status në Twitter.
Avokati personal i Trump është shprehur se kjo video është krejtësisht e turpshme dhe se Snoop Dog i detyrohet një falje presidentit pasi nuk ka asgjë për të qeshur në atë videoklip.
Nga ana tjetër, senatori i Floridas, Marco Rubio, është shprehur se nëse një person i gabuar e sheh dhe e interpreton atë detaj në një mënyrë tjetër kjo përbën rrezik.
“Ne kemi pasur atentate ndaj presidentëve në të shkuarën, kështu që njerëzit duhet të kenë shumë kujdes kur vjen puna te një veprim i tillë”,- ka thënë senatori.
Nga ana tjetër, Snoop Dog ka thënë për Billboard se ai thjesht bëri një këngë mbi një temë aktuale drejtuar një qeverisjeje ku mungon diçka.
Snoop Dog është i njohur për mospëlqimin e tij ndaj presidentit Donald Trump.