Lajme

09 October 2018

Trump thotë se e pëlqen 25% më pak muzikën e Taylor Swift

Donald Trump u shpreh se e pëlqen 25% më pak muzikën e Taylor Swift pas mbështjetes së saj kundrejt kandidatit demokrat në garën për senatin në Tennessee.

Këngëtarja refuzoi të mbështeste kandidaten e Trump-it, Marsha Blackburn

E pyetur mbi një deklaratë të tillë, Trump u shpreh se e pëlqen më pak muzikën e Taylor-it tani. “Ajo nuk di asgjë për një grua të mrekullueshme si Marsha.”

Swift është shfaqur gjithmonë në mbrojte të të drejtave të LGBTQ dhe jo vetëm.

“Gjithmonë kam dashur të hedh votën time për kandidatin që do të mbrojë të drejtat e njeriut. Unë besoj në luftën për të drejtat e LGBTQ, jam kundër çdo lloj forme diskriminimi bazuar në orientimin seksual ose gjinor. Besoj gjithashtu se racizmi sistematik ndaj njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i pështirë.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com