Lajme

04 November 2017

Tuna “cool” në foton e fundit…

Këngëtarja shkupjane, Tuna, në muajin prill solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe partneri i saj Patris Berisha vendosën ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Tian. Pas kësaj kohe Tuna u distancua nga muzika dhe projekti i saj i fundit vazhdon të mbetet kënga “Duam”, të cilën ajo e interpretoi vitin e kaluar në festivalin “Kënga Magjike”.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Tuna ka qenë e përkushtuar maksimalisht në rritjen e djalit, por gjithashtu ajo nuk ka lënë pas dore as palestrën, duke bërë të pamundurën që të rikthejë linjat që kishte më parë. Dhe mesa duket këtij qëllimi ia ka arritur, përderisa është shfaqur e kuruar dhe dhe në top formë në imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram. E veshur në të zeza dhe me një stil shumë të veçantë, Tuna arriti të bëjë për vete shumë prej ndjekësve të saj, të cilët e uruan atë për rikthimin.

αlpha – ness

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com