Tuna di të jetë edhe romantike…
Këngëtarja Tuna dhe Patrisi u bënë prindër për herë të parë para pak muajsh dhe po shijojnë momentet më të bukura në jetën e tyre. Por duket se të bërit nënë ka bërë që Tuna të shfaqet edhe romantike me postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të Patrisit së bashku me Tianin në një përqafim të ngrohtë. Ajo nëpërmjet shkrimit edhe njëherë tregon dashurinë e saj për partnerin.
“Nuk e kam ditur kurrë se sa e doja babain tënd deri në momentin që pashë se sa shumë të do ai ty”, thotë Tuna në postimin e saj.