Tuna i dedikon disa fjalë të ndjera Ylli Limanit
Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Tuna mbajti koncertin e saj ku provmovoi dhe albumin e ri të titulluar “Fortuna”.
Tuna ishte e shoqëruar nga këngëtari i njohur Ylli Limani me të cilin ka edhe një duet gjithashtu.
Ditën e sotme ajo ka publikuar disa foto të shkëputura nga komcerti sëbashku me Yllin të cilit i kishte dedikuar disa fjalë emocionuese.
“Yll,mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…Dije se ti nuk je prezent vetëm aty,ti je kudo në album.Nga fillimi deri në fund.Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit.Nuk mjaftojnë fjalë për të të thënë “TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik!Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda duna me i derdh n’kang!Të faleminderit për pjekurinë artistike!Të falemidnerit që ishe pjesë e albumit!Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë!Të faleminderit që më ke duru!Të faleminderit që të kam!A don hala,a don halaaa” ka shkruar Tuna