Tuna kalon kohë me Patrisin dhe Tianin në New York
Këngëtarja Tuna, e cila është shkëputur nga skena muzikore shqiptare është duke shijuar çdo moment pranë bashkëshortit dhe djalit të saj. Kishte zëra se Tuna po punon në projektin e ri të saj, por këto mbetën vetëm në kuadër të supekulimeve.
Që prej fillimit të lidhjes me Patris Berishën dhe lindjes së djalit Tianit, Tuna është distancuar nga skena muzikore duke ju përkushtuar jetës private.
Ajo aktualisht po qëndron me të dashurin dhe djalin e vogël në New York, ku po shijojnë kohën me miq shqiptarë. Prej andej Tuna ka sjellë disa foto shumë interesante.