Lajme

09 March 2019

Tuna mban kocertin e saj në Ditën e Gruas,por ajo që ra në sy ishte veshja e saj!

Ky koncert ishte i veçantë për Tunën, pasi u bë për promovimin e albumit të saj më të ri, u mbajt në Ditën e Gruas dhe e riktheu në një formë tjetër që na kishte munguar prej kohësh. Koncerti riktheu Tunën e baladave!
Këngëtarja nga Shkupi performoi shtatë këngët e saj, që duket se ishin larg rrymës pop dhe muzikës komerciale.
Por cfarë zgjodhi për të veshur këngëtarja?

Veshja e Tunës ishte realizuar posaçërisht për të nga dizajnuesja Jetmira Bejtullahu dhe mund të quhet kostum-fustan. Me këtë veshje pa gjini, Tuna duket se donte të thyente konceptin që kemi për modën e grave dhe të meshkujve.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com