Tuna rikthehet me poza sexy
Këngëtarja Altuna Sejdiu ndodhet në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe për pak ditë pritet të sjellë në jetë të birin.
Ndërsa pak muaj më parë realizoi një set fotografish me barkun e rrumbullakosur, ajo ka pozuar sërish vetëm me të brendshme, në poza sensuale duke ekspozuar barkun e madh.
Tuna duket mjaft në formë, ku përveç barkut të fryrë nuk duket të ketë shtuar shumë në peshë.
Këngëtarja nga Maqedonia pritet të bëhet nënë e një djali si fryt i lidhjes mes saj dhe Patris Berisha.