Tuna rikthehet në format perfekte trupore pas lindjes
Tuna pas lindjes së fëmijës së saj të parë, iu rikthehet sërish linjave perfekte trupore. Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me xhinse të shkurtra, dhe ku bie në sy heqja e kilogramëve të tepërt.
“Motivimi i të dielës…”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në InstaStory.
Ditë më parë, Tuna e publikoi edhe një fotografi tjetër, në të cilën vinte në një pozë mjaft sensuale. Imazh të cilin ajo e shoqëroi edhe me një mesazh romantik.