Tuna shumë shpejt me një baladë
“Chonga” ishte projekti i fundit që e solli në fillim të këtij muaji pas një pushimi shkaku që u bë nënë.
Kjo ka bërë që t’i dedikoj kohën më të madhe djalit, Tianit, të cilin e ka me anëtarin e Filarmonisë së Kosovës, Patris Berishën.
Këngëtarja gjatë kësaj periudhe ka qenë larg botës së projekteve të reja, por tani duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Së fundi ajo është pyetur prej fansave përmes rrjeteve sociale se kur do ta sjell këngën më të re.
“Më keni ngushtuar tani. Shumë, shumë shpejt”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.
Ajo tërthorazi ka zbuluar se kënga e radhës mund të jetë baladë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.