Tupac është gjallë dhe sipas këtij këngëtari ai është gati për të sjellë projektet e reja!
Gjatë ditëve të fundit djali i ish-thelemuesit të një prej shtëpive më të rëndësishme diskografike, Suge Knight bëri deklaratat më të çuditshme në llogarinë e tij personale të Instagram.
Knight ka pohuar se Tupac Shakur është ende gjallë dhe jeton në Malajzi.
Suge J. Knight gjithashtu po lavdërohet se, po punon për muzikën e re që do të nxjerrë reperi legjendar, pavarësisht se Tupac u raportua se ndërroi jetë pasi u qëllua për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në shtator të 1996-s.
Knight është djali i Suge Knight, i cili ishte themeluesi dhe drejtuesi i shtëpisë diskografike “Death Row Records”.
53-vjeçare tani po vuan një dënimin me 28 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e një personi me dashje në 2015-n.