Turjan Hyska dhe Orinda Huta thonë PO
Data e natës së kaluar padyshim që do mbahet mend nga Turi dhe Orinda që kanë lidhur jetët e tyre me martesë pikërisht në ceremoninë e zhvilluar mbrëm deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.Dyshja e ekranit kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe sot i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni që nuk i ka munguar asnjë detaj.
Në fillim kanë hyrë në altar Turi me Orindën të kapur dorë prej dore, por edhe pse të buzëqeshur për një moment Turin e kanë tradhtuar emocionet dhe është përlotur nga gëzimi i një dite që e priste prej 10 vitesh.
Mbrëmja ishte e gjatë dhe me emocione të ndërthurura me lotëve të gëzimit e buzëqeshjeve të pafund.Të ftuarit mes tyre edhe shumë njerëz të njohur të ekranit arritën të na tregojnë disa detaje nga dasma e shumëpritur.Ju mund të shikoni disa imazhe mëposhtë,ndërkohë që ne ju urojmë jetë të lumtur e të gjatë bashkë çiftit.