Turjan Hyska tregon arsyen përse u largua nga Vizion Plus pas 14 vitesh!
I ftuar mëngjesin e sotëm në KafeIN, ishte Turjan Hyska i cili foli për kalimin e tij në Tv Klan dhe projektet e reja që ka nisur atje. Duplex, startoi mbrëmjen e të shtunës si një version i ri i ‘Apartamenti 2XL’ dhe një tjetër program i quajtur ‘Familja’nis së shpejti në drejtimin e tij.
“Lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë dhe kur i hyn këtyre gjithmonë ka një risk dështimi. Këtë nuk e kam menduar gjatë në fakt sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç dhe aty jam thinjur…”- përfundoi ai.