Lajme

19 January 2018

Turneu “24K Magic World Tour”, i Bruno Mars një sukses i vërtetë muzikor dhe financiar

||
0 Comment
|

Turneu i fundit botëror i Bruno Mars “24K Magic World Tour” është konsideruar vërtet i suksesshëm.

Turneu masiv global arriti që të tërheqë shumë adhurues dhe të sjellë përfitime prej 200 milionë dollarësh. Shumat e fundit e lejojnë Bruno Mars që të jetë në krye të top listave të turneve me përfitim vetëm këtë javë prej 37.4 milionë dollarësh dhe me 408 mijë bileta të shitura.

Turneu i cili filloi në Evropë marsin e vitit të kaluar vazhdoi deri në mes të qershorit dhe vazhdoi në korrik e deri në nëntor.Ky turne përfundoi në Amerikën Latine në dhjetor.

Bruno pritet t’i kthehet turneut me disa performanca në Australi, Zelandën e Re dhe vende të tjera. Gjithashtu ai do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy më 28 janar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com