Twitter dyfishon numrin e karaktereve të lejuara për përdoruesit
Twitter ka nisur këtë të martë me lejimin e postimeve deri në 280 karaktere, në ndryshim nga 140 që ishte në të kaluarën.
Rrjeti i madh social testoi për një kohë limitin e ri të karaktereve në një grup të caktuar të përdoruesve dhe nxori të dhëna interesante.
Vetëm pesë për qind e postimeve ishin më të gjata se 140 karaktere, ndërsa vetëm dy për qind ishin mbi 190.
Arsyeja e Twitterit për rritjen e limitit të karaktereve është që t’u ofrohet përdoruesve mundësi më e lehtë për t’u shprehur.