Tyga paralajmëron albumin me këngë R&B?
Të hënën qarkulluan online video të reperit Tyga i cili këndonte disa këngë R&B të viteve ’90, përfshirë Donell Jones’ “Where I Wanna Be” dhe Usher “Nice & Slow.”
Kjo video dukej sa serioze aq edhe jo, përshkak të qëndrimit të Tyga. Për pasojë shumë persona menduan se bëhej fjalë për një shaka të 27 vjeçarit. Por ky i fundit dy orë më vonë postoi në Twitter diçka që i bëri fansat edhe më të paqartë. Të gjithë kanë filluar të mendojnë që kjo është mënyra e Tyga-s për të anunçuar ardhjen e publikimit të albumit të radhës. Nëse kjo është e vërtetë, ky album do të jetë një album ku Tyga jo vetëm do të rrepoj por edhe do të këndojë. Gjithsesi deri më tani e vetmja gjë e sigurt rreth tij është turi që do të bëjë bashkë me Chief Keef, RJ, dhe Honey Cocaine.