Tyga publikon albumin e shumëpritur, fansat ekzaltohen
Gjashtë vite më parë Tyga publikoi mixtape-in #BitchImTheShit, e mesa duket pritja e fansave për vazhdimin e tij mbaroi. Kjo pasi reperi mbrëmjen e djeshme ka publikuar në iTunes & Apple Music, “Bitch I’m The Shit 2 “. Albumi që ka plot 16 këngë ka në të bashkëpunime me reperë të tjerë si Kanye West (“Feel Me”), Young Thug, Quavo, Ty Dolla $ign, Pusha T, Vince Staples, Chief Keef e të tjerë. Sipas Tyga evolucioni në këtë projekt të tij të fundit është mëse i dukshëm.