U deshën 100 orë për të realizuar gjithë tatuazhet në trupin e Justin Bieber
Këngëtari Justin Bieber bën pjesë tek personat me më shumë tatuazhe në trup. Ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë me fansat një foto ku tregon dhimbjen më të madhe që ka përjetuar, duke treguar se jo të gjithë do e bënin diçka të tillë.
Në foto shihet i gjithë trupi i tij i mbushur me tatuazhe dhe bashkëngjitur postimit ai shkruan: “ Nëse tatuazhet nuk do të dhimbnin kaq shumë do t’i bënin të gjithë. Më shumë se 100 orë në trupin tim dhe nuk do të hiqja asnjë prej tyre. E dua shumë artin dhe e kam shndërruar trupin tim në një kanavacë dhe më pëlqen shumë”.
Nuk ka një pjesë të vetme në trupin e tij pa tatuazh dhe të gjitha sipas tij e kanë një kuptim.