Lajme

09 March 2018

U duk se Bes Kallaku “e harroi ” motrën e tij për 8 mars por arsyeja që ai jep do iu emocionojë…

Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft emocionues ditën e djeshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas. Ai ka uruar 3 femrat e jetës së tij, të ëmën, gjyshen dhe bashkëshorten.
“Urime 8-Marsin, Nëna (Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, ka shkruar Besi në Instagram.

Por fatkeqësisht motra Ana nuk ka qënë pjesë e dedikimit prandaj ka “ e mërzitur” ka lënë një koment në postimin e Besit. “Po mua lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës”, shkruan Ana në foton e publikuar.

Por Besi ka emocionuar edhe më tepër me përgjigjen që i ka kthyer motrës së tij.
“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”,shkruan Besi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com