U komentua për veshjen e saj por Selena Gomez me çantën e saj përcolli një mesazh të shenjtë
Paraqitja e Selena Gomez në Met Gala, me fustanin e mundësuar nga marka “Coach”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo u komentua së tepërmi për grimin e saj dhe tonalitetin e errët të lëkurës.
Por detaji që mund ti ketë shpëtuar pjesës më të madhe ishte mesazhi fetar i shkruar në pjesën e prapme të çantës së saj.“Një grua që ka frikë nga Zoti është një grua që do të lëvdohet”.
Sipas një postimi të “Instagram” nga “Coach”, ky ishte një detaj personal i vendosur me dëshirën e Selena-s dhe u realizua me dorëshkrimin e saj.