U njoh si e dashura e Tyga por tanimë po kthehet në një nga modelet më bombastike
Fotomodelja bukuroshe Demi Rose, me forma bombastike hyn në grupin e vajzave seksi me të cilat reperi i famshëm është shoqruar pas ndarjes me Kylie Jenner muaj më parë.
Karriera e saj ka marrë famë kryesisht nga lidhja me reperin e njohur dhe tashmë Demi Roze po bëhët imazhi i shumë firmave. Së fundi ajo ka pozuar me të brendshme lëkure të kuqe për revistën “Sixty 6” ku ka treguar sesi Tyga e bëri atë të famshme. Fotot e këtij seti janë vërtetë seksi dhe provokuese e modelja thekson se këto lloj pozash janë të preferuarat e saj pasi tërheq vëmëndjen e publikut.
“Llogaria ime e Instagramit është hapur që në moshën 18-vjeçare. Asokohe postoja më së shumti selfie. Më vonë i hyra modelingut por ende kisha pak ndjekës në rrjete sociale. Pak muaj më parë llogaria ime arriti 200.000 ndjekës në një kohë të shkurtër, ndërsa tani plot 3.2 milionë ndjëkës.”