U përfol se Lorik Cana do bëhej sërish baba por ja si qëndron e vërteta….
Ditën e djeshme në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ish- kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana do të bëhej sërish baba. E gjithë kjo zhurmë u krijua si rezultat i intervistës së tij të fundit ku ai shprehej se kishte në plan të zgjeronte familjen me një tjetër fëmijë. Madje ai tha se bashkëshortja e tij do vajzë dhe ka gjetur edhe emrin.
Pas kësaj deklarate të gjithë menduan se Monica, bashkëshortja e Lorikut ishte shtatzënë por nuk është aspak kështu. Ka qenë vetë Monica e cila ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku shkruan se nuk është shtatzënë.