Lajme

18 October 2018

U përfol se Michael Buble do hiqte dorë nga muzika por ja si qëndron e vërteta

Pak ditë më parë në media u përfol se Michael Buble do të heqë dorë nga muzika dhe karriera e tij. U mendua se shkaku ishte gjendja shëndetsore e djalit të tij.  Por duket se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Ka qenë përfaqësuesi  i tij, i cili në një deklaratë të dhënë është shprehur se këngëtari nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga muzika.

“Ndoshta ndërsa ishte duke shprehur emocionet e ndryshme që ka provuar vitet e fundit, ka thënë që ky mendim mund t’i ketë kaluar në mendje. Por, me një album të ri që pritet të hidhet në treg, me ftesa në televizione dhe me një tur të mundshëm, mund t’ju siguroj që Michael Buble nuk po tërhiqet nga muzika!”, shprehet ai.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com