U pyet nga paparaci cili do ishte projekti i tij i rradhës! Përgjigjja e Justin Bieber nuk pritej….
Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin padyshim që do martohen shumë shpejt. Një fakt të tillë Justin e ka aprovuar sërish. Teksa po komunikonte me paparacin, Justin u pyet se cili do të jetë projekti i rradhës pasi publikoi bashkëpunimin me DJ Khaled, me titull “No Brainer.”
Përgjigjja e Justin habiti edhe vetë paparacin. “Çfarë është e rradhës? Të martohem!”, u shpreh këngëtari kanadez.
Mesa duket, dasma do të realizohet më shpejt nga se e mendojmë. Një ditë më parë, Justin dhe Hailey u panë të vizitonin një pastor, teksa Hailey mbante një bllok shënimesh në dorë.