U shtir si Justin Bieber për të ngacmuar vajza të mitura, por përfundon në burg
Tristan Jackman, personi i cili prej javësh është shtirur si Justin Bieber në rrjetet sociale për të mashtruar vajza të mitura është dënuar me 5 vite burg për krimin.
Ai kishte krijuar një llogari në rrjetet sociale me foto dhe video të këngëtarit kanadez dhe gjurmonte vajza të mitura duke u shtirur si Bieber.
50-vjeçari u kërkonte vajzave t’i dërgonin foto dhe video intime ndërkohë që përpiqej t’u mbushte mendjen se prapa kësaj llogarie ishte vërtetë kanadezi 24-vjeçar.
Kjo nuk ishte hera e parë që Tristan Jackman akuzohej për ngacmim seksual pasi edhe 3 vite më parë u arrestua pasi abuzoi fizikisht me një të mitur.