Lajme

10 May 2017

U shtir si menaxheri i Adele por përfundoi në…

Një burrë është përpjekur të përfitonte bileta për të parë koncertin e Kendrick Lamar, me një vlerë prej 250 dollarësh, duke pretenduar se ishte menaxheri i Adele.

Justin Jackson i ka dërguar një e-mail, përfaqësuesit të Kendrick duke pretenduar se ishte menaxheri i divës muzikore, Jonathan Dickens.

Ai raportohet se ka pëdorur një adresë emaili të ngjashme me atë të menaxherit dhe ka kërkuar tre bileta për të qënë i pranishëm në festivalin muzikor “Rolling Loud” në Miami, ku Kendrick do të performonte.

Justin dhe bashkëshortja janë arrestuar në momentin që kanë mbërritur për të marrë biletat e përfituara pasi menaxherit që i kishte shkruar kishte filluar të dyshonte dhe kishte kontaktuar me autoritetet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com