Ukraina nuk do të ketë një përfaqësues në “EUROVISION”! Shkak tensionet me Rusinë
“Siren Song” e Maruvit fitoi vendin e parë pas votimit publik në Ukrainë për ta përfaqësuar më pas atë në Eurovision.
Por siç duket gjërat nuk qënkan në rregull.
Performanca është tërhequr nga televizioni kombëtar.Ajo duhet të arrij një marrëveshje me televizionin shtetëror të Ukrainës sipas së cilës është e detyruar të jetë ambasadore kulturore në vend dhe në botë, e cila duhet t’i përfaqësojë pikëpamjet e shoqërisë ukrainase dhe i është dhënë 24 orë për të nënshkruar kontratën që përkohësisht ia ndalon të paraqitet në Rusi.
“Unë jam një qytetare e Ukrainës, unë paguaj taksat dhe me të vërtetë e dua vendin tim, por nuk jam e gatshme për mesazhe politike, duke e kthyer pjesëmarrjen në promovimin e politikanëve tanë. Unë jam një muzikante, jo një top basketbolli i skenës politike”, ka shkruar ajo.