Unaza duket bukur në dorën e Cheryl, por cila është domethënia e saj?
Cheryl, që prej shkurtit të vitit 2016 është në një lidhje dashurie me Liam Payne, madje marsin e këtij viti ata u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Bear.
Por, së fundmi 34-vjeçarja ka habitur të gjithë teksa është fotografuar në Paris me një unazë në gishtin e saj të fejesës dhe ende nuk dihet nëse është një dhuratë nga vetë Liam.
Unaza në gishtin e saj është shumë larg unazave me diamant që ajo ka patur në dy martesat e mëparëshme, kjo ndoshta sepse edhe vetë Cheryl e ka lënë pas fiksimin e saj pë gjërat e shtrenjta.