Lajme

07 January 2018

Unaza e Paris Hilton nën “mbrojtjen” e sigurimit natë e ditë

||
0 Comment
|

Paris Hilton, në javën që lamë pas u fejua me aktorin Chris Zylka. Aktori i propozoi gjatë skijimit në Aspen, por së fundmi ka angazhuar sigurim për t’ia ruajtur unazën e shtrenjtë.

“Është unaza më e bukur që kam parë ndonjëherë. Duke qenë se vjedhjet nëpër shtëpi janë të shpeshta dhe nuk dua të jem në shënjestër të hajnave, kam angazhuar sigurim”, ka treguar Paris.

Kur Hilton nuk ndodhet në shtëpinë e saj në Beverly Hills apo nëse e heq unazën nga gishti, atë do t’ia ruajë sigurimi ditë e natë.

Unazën e fejesës së Paris Hilton e ka punuar artari Michael Green, ndërsa Zylka ka kërkuar që diamanti të ishte në formën e dardhës ngjashëm si stolitë e nënës së tij. Unaza e diamantit ka kushtuar dy milionë dollarë.

The most romantic moment of my life! ?? #Engaged ??

Un post condiviso da Paris Hilton (@parishilton) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com