Unikkatil kujtoi gjatë koncertit në Durrës anëtarin e ndjerë të “TBA”, reperin B-52
Reperi i njohur Unikkatili, ka mbajtur ditën e shtunë koncertin e tij të parë në Shqipëri.
Ai ka performuar para mijëra fansave shqiptarë, të cilët kishin shkuar enkas për koncertin e tij të mbajtur në stadiumin Niko Dovana.
Pas një performance të zjarrtë dhe interpretimit të disa hiteve të tij, Unikkatili ka vendosur të bëjë edhe një kujtim në nderim të mikut të tij të ndjerë, Gëzim Hajdinit, i njohur si B-52.
Ai mbajti një minutë heshtje për reperin i cili u nda nga jeta këtë vit.