Urimi i prindërve të Rita Orës për vitin e ri
Prindërit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, gjithnjë zënë vëmendje në media.
Prindërit e bukuroshes nga Prishtina kanë uruar vitin e ri e me këtë rast edhe për dëshirat e tyre për vitin e ri.
Më e bukur se kurrë pranë bashkëshortit të saj Besnikut, Vera Ora ka pozuar duke publikuar foton në Instagram.
“Dëshirat e mia për vitin e ri: Familja dhe miqtë e mi të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Asnjë dramë, më pak stres dhe paqe”, u shpreh Vera në këtë postim.