Ushqimi i preferuar i Rita Orës, pite e përgatitur nga nëna e saj
Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Këngëtarja po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë globit duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
E ushqimet tradicionale duket se mbeten të preferuarat e bukuroshes sonë dhe sa herë vjen në shtëpi duket se nuk mund t’iu ndahet.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi teksa shihet një pite, të cilën e ka përgatit nëna e saj, Vera Ora.
”Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, ka shkruar 27-vjeçarja përbri imazhit të sjell në rrjetet sociale.