Lajme

27 March 2019

Justinit si ndahet shpirti nga Selena: Akoma e dua!

Siç dihet prej muajsh tashmë, këngëtari i njohur Justin Bieber është martuar me modelen e njohur Hailey me të cilën së fundmi u përfol se janë në një krizë. Mirëpo ditën e djeshme Justin dha lajmin se do të shkëputej nga muzika për t’ju përkushtuar familjes së tij.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer fansave të tij të cilët janë të sigurt që Justin ende është i dashuruar me ish partneren Selena Gomez. Mirëpo, këngëtari 25-vjeçar nuk ka ngurrua t’i kthej të gjithëve përgjigje lidhur me këto aludime dhe i ka kërkuar të gjithë fansave që të mos i dërgojnë më mesazhe lidhur me Selenën atij dhe Hailey-t.

Teksa i është kundërpërgjigjur njërit prej fansave Justin ka pranuar se Selena ka qenë dhe është ende e rëndësishme në jetën e tij, por ai është i dashuruar me bashkëshorten e tij.

“Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, shkruante Justin.

“Kjo është një përgjigje për të gjithë ata që janë  të papjekur që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey-n si ‘Selena është më e mirë për Justin ’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqeni atë apo nuk e mbështesni, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”, ka përfunduar këngëtari.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com