Lajme

29 September 2018

Vajza e Barak Obamës, Malia shfaq talentin e saj në muzikë dhe interpreton si një rrokere e vërtetë

Vajza e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Malia Obama ka treguar se ajo ka mjaft talente: di të këndojë, luan harmonikën dhe madje kërcen si një rrokere e vërtetë.

Malia së fundmi është bërë pjesë e videos së universitetit të Harvard, ku studentët konkurrojnë për të zënë një vend në bandën e rrokut.

Në një video të publikuar ajo shfaqet e veshur me të njëjtën veshje karakteriste me të cilën ecën gjatë korridoreve të Harvard: xhinse, një xhup i zi dhe çizme.

Malia Obama e ka bërë të qartë se ka dëshirë të jetë pjesë e industrisë së muzikës pas përfundimit të kolegjit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com