Vajza e Cindy Crawford vetëm 17 vjeç vlerësohet si ”Modelja e Vitit” ,lë në hije Jenner dhe Hadid
Vajza e supermodeles Cindy Crawford Kaia Gerber rrëmbeu çmimin “Modelja e Vitit” gjatë ceremonisë së “Fashion Awards 2018”, që u mbajt në Londër mbrëmjen e së hënës.
Gerber hyri në histori, si modelja më e re që u vlerësua me këtë çmim, vetëm 17 vjeç, ndërsa vitet e shkuara modelet fatlume kanë qenë Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn dhe Cara Delevingne.
Duket se 17-vjeçarja ka trashëguar talentin në pasarelë nga e ëma, pasi arriti të mposhtë në garë supermodele si Bella Hadid, Kendall Jenner, Winnie Harlow. Ajo nisi rrugëtimin e saj si modele në moshën 16 vjeçare, gjatë sfilatës së Calvin Klein në New York.
Sigurisht që e gjithë familja, ishte pranë saj kur Rita Ora i dorëzoi çmimin, duke mbështetur të voglën e talentuar. Ajo shoqërohej gjatë ceremonisë nga ylli i pasarelave, e ëma Cindy Crawford, i ati Rande Gerber si dhe vëllai i saj i madh Presley Gerber.