Vajza e David Beckham një futbolliste e vërtetë
Vajza e David Beckham, Harper, do të ndjekë hapat e babait të saj futbollist.
6-vjeçarja ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kapitene e skuadrës angleze të futbollit për femra pas aftësive që ka treguar në një video që ka pushtuar mediat online.
Sportisti ka publikuar një video bardhë e zi në Instagram teksa shihet duke luajtur me vajzën e tij në park. Harper ishte e veshur me rrobat e duhura për një ndeshje futbolli, duke impresionuar babain e saj.
Fansat janë surprizuar nga talenti i Harper, duke komentuar se ajo do të jetë një pasuese e denjë e babait të saj.