Lajme

21 June 2018

Vajza e Jay Z dhe Beyonce turpërohet dhe nuk di ku të fshihet pasi shikon skenat e nxehta të prindërve të saj

Beyonce dhe Jay-Z, ishin së fundmi në Londër për turin e tyre “On The Run II”. Në koncertin e tyre ishte e pranishme edhe vajza e tyre Blue Ivy Carter, e cila ishte e ulur në rreshtin e parë.
Në nisje të koncertit, ata surprizuan fansat duke shfaqur disa momente intime në shtrat, ku putheshin e përqafoheshin plot pasion.

Mirëpo, 6-vjeçarja nuk i ka pritur mire skenat e nxehta të prindërve dhe është turpëruar së tepërmi nga kjo situatë. Blue Ivy mbyll sytë me duar dhe fshihet poshtë, për të mos qënë dëshmitare e skenave të nxehta.

Por duket se gjithçka kaloi sepse më pas Blue Ivy dëfrehet së bashku me mikeshat e saj nën tingujt e performancave të Beyonce dhe Jay Z.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com