Vajza i bën krenarë çiftin Beyonce – Jay Z
Ajo mund të jetë vetëm 5 vjeç, por Blue Ivy Carter po ecën në gjurmët e një superylli.
Vajza e Beyonce dhe Jay Z ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në recitalin e baletit të shkollës së saj, pasi videot e eventit ishin vetëm për të. Veshja e saj ishte njësoj si vajzat e tjera balerina por flokët i kishte lënë lëshuar në ndryshim nga vajzat e tjera..
Njësoj si e ëma, ajo ka performuar mjaft bukur, ku duket se skena është si shtëpia e saj. Madje për disa nga lëvizjet duket që është frymëzuar nga performancat e divës Beyonce.