Valdrin Sahiti stiloi veshjen e Iskra Lawrence në Golden Globes
Bëhet fjalë për një nga modelet më të kërkuara të momentit.
Iskra Lawrence është shfaqur elegante teksa ka pozuar për revistat InStyle dhe Warner Bros.
Bukuroshja ishte pjesë e party-t të organizuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në hotelin “The Beverly Hilton” të Los Angelesit.
Ajo dukej e bukur në një fustan saten të kaltër teksa shfaqte shpatullat.
E për këtë veshje të 28-vjeçares u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti.
Këtë e ka bërë të ditur vet artisti teksa ka publikuar disa shkrime të mediat të huaja në llogarinë personale në Instagram.