Valentina Vignali: Unë dhe Cristiano Ronaldo do ishim një çift fantastik
Baskebollistja, Valentina Vignali i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj për yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Ajo ishte e ftuar në një studio sportive, dhe tregoi ndër të tjera se cilën skuadër mbështeste këtë vit.
“Duke qenë se Italia nuk është këtë edicion, unë kam zgjedhur të bëj tifo për Portugalinë, sepse adhuroj Cristiano Ronaldon si sportist”.
E pyetur nëse do donte të ishte në lidhje me sportistin, basketbollistja nuk i hodhi poshtë mundësitë ndonëse ai është i lidhur me Georginën dhe ka 4 fëmijë.
“Pse jo! Mendoj se do të ishim një çift fantastik, jo vetëm në sport. Gjithsesi, nëse do ishim bashkë, do bëhesha më e famshme se Ronaldo, në rrjetet sociale”.