Lajme

28 October 2018

“Varësia kthehet në sëmundje”, flet nëna e Demi Lovatos

90 ditë më parë, Demi Lovato iu nënshtrua rehablitimit për të shpëtuar nga varësia ndaj drogës, disa javë pasi u gjet në gjendje mbidoze në shtëpinë e saj në Los Angeles. Në një intervistë për “Dalily Mail”, e ëma e 26-vjeçares, Dianna De La Garz zbuloi se është shumë krenare për të bijën, pasi ka 3 muaj që është esëll.

 “Ajo ka 90 ditë aty, ndaj unë nuk mund të jem më falenderuese ose më krenare, sepse varësia, kur kthehet në sëmundje, është e vështirë. Është aq e rëndë dhe nuk ka një shteg nga i cili mund të dalësh.”  – u shpreh ajo.

Dianna shtoi se nuk e dinte me siguri se çfarë i shkaktoi Demi-t këtë thyerje emocionale.

“Nuk e di me siguri. Nuk di t’ju përgjgjem” – tha ajo, duke shtuar se është shumë e lumtur dhe falenderuese ndaj çdo lutje që bota bëri për Demin.

Sakaq, edhe e ëma e Demi Lovatos ka qënë e varur nga droga dhe e ka rrëfyer në librin e saj .

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com