“Varini njerëzit e bardhë”- reperi hidhet në gjyq për mesazhe dhune
Nick Conrad është një reper francez që deri më dje nuk ishte i famshëm por sot të gjitha mediat por flasin për të.
Nick Conrad publikoi një këngë me titull “Hang White People”, për të cilën është hedhur në gjyq për nxitje të dhunës dhe është shpallur fajtor me një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Nick mohon totalisht akuzat e ngritura kundrejt tij duke thënë se kënga në fakt ka një tjetër mesazh, mposhtjen e racizmit.
Në klipin e shumë komentuar, i cili u hoq menjëherë nga Youtube, shihet se në qendër të tij është një njeri i bardhë që qëllohet e torturohet nga reperi dhe bashkëpunëtori i tij. Atë e detyrojnë të kafshojë trotuarin dhe më pas e qëllojnë në kokë ku dhe në fund vetëvaret.