Vazhdon skandali i Loredana Zefit, këtë herë i përfshirë edhe Mozzik
Prej disa ditësh, lajmi më i bujshëm në vend ka qenë ai Loredana Zefit.
Pasi media zviceriane “20 minuten” shkroi se Loredana u arrestua për mashtrimin e një çiftit zvicerian duke i marrë atyre rreth 1 milion euro, Loredana Zefi, bashkëshortja e Mozzik, repere në profesion në një deklaratë për mediat në Prishtinë u shpreh se lajmi ka qenë “fake”. Ajo ndër të tjera u shpreh se nuk është arrestuar nga Policia Zviceriane por vetëm ka dhënë deklaratë në rajon.
E teksa reperja ka postuar vazhdimisht foto në Instagram nga seti i ri i xhirimeve të një klipi të ri, një tjetër skandal ka plasur, këtë herë i përfshirë edhe Mozzik.
Mediat e huaja nuk janë ndalur dhe së fundmi është zbuluar se këngëtarja dhe bashkëshorti Mozzik janë akuzuar nga një kompani që jep anije me qira.
Portali zviceran “Blick” ka shkruar së fundmi se një pronar anijesh pretendon se në vitin 2017 Loredana e ka mashtruar dhe i ka borxh 1000 franga. Sipas tij, ajo është paraqitur si vajza e avokatit Valentin Landmann dhe i ka kërkuar një varkë me qira.
Ajo dhe Mozzik i kishin kërkuar atij një anije por pa licencë në emër të avokatit të njohur.
Mozzik dhe Loredana kishin marrë anijen për tre orë dhe kur e kishin kthyer nuk kishin paguar asnjë lekë për të, duke pretenduar se nuk kishin para me vete dhe se kur të ktheheshin do të bënin pagesën.
Pronari zbulon gjithashtu se ata kurrë nuk u kthyen dhe për këtë arsye ka ngritur padi kundër tyre pasi marrja me qira e një anijeje shkon deri në 1000 franga. Ai madje tregon se i kishte kërkuar avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.